Deputetët nuk i respektojnë masat anti-Covid19

15:29 | 16 Tetor 2020

Duket se rregullat e Institutit Kombëtare të Shëndetit Publik, nuk vlejnë për ta.

Janë këta deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ndonëse  janë të thirrur për ti respektuar ligjet, kur është fjala për ta gjerat ndryshojnë, raporton Arbresh.info.

Në seancën e sotme ani pse thirrja ju vije në vazhdimësi nga kryetarja e Kuvendit,  Vjosa Osmani, disa nga deputetët nuk janë kujdesur të ruajnë distancën ndaj njeri-tjetrit, madje disa prej tyre nuk kanë vendosur as maska në fytyre.

Gjatë kohës sa po fillon vazhdimi i seancës, disa prej tyre janë kujdesur që të bëjnë një fotografi por që nuk kanë pasur parasysh rekomandimet për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19, raporton arbresh.info.

Ndryshe, janë qytetarët ata që në vazhdimësi janë duke u gjobitur për mos respektim të masave.

Vetëm gjatë 24 orëve,  për mos-rrespektim të masave mbi 1000 persona janë gjobitur nga Policia e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara