COVID-19 merr jetën e 19 qytetarëve australianë vetëm gjatë të hënës

11:44 | 10 Gusht 2020

Australia ka regjistruar ditën më vdekjeprurëse me pandeminë COVID-19.

Shteti i Victorias e ku kryeqytet është Melbourne, vetëm gjatë ditës së hëne ka regjistuar 19 vdekje me këtë virus, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ky shtet, ka dy të tretat e të gjithë të vdekurëve në kontinentin e Australisë, nga gjithësej 314 raste të humbjeve të jetës.

Përkundër masave të marra, vetëm të hënën janë regjistruar 322 raste të reja të të infektuarve, kurse numri më i lartë ishte pesë ditë më parë me 725 persona pozitiv me virus.

Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, tha se po shohin një stabilitet më të madh të situatës së krijuar pas masave më të rrepta të marra.

“Gjithmonë është mirë të ketë numër të të ultë të rasteve, por këto të dhëna janë vetë të një dite”.

Kurse, shteti i New South Wales ka numrin më të vogël të të regjistruarve me virus, ku qeveria e këtij shteti kërkoi nga të rinjtë të kufizojnë aktivitetet e tyre shoqërore.

Ndërsa, Queensland ka mbyllur kufijtë me New South Wales dhe Victoria duke tentuar të ndalin një ‘shpërthim’ të pandemisë në shtetin e tyre.

Që nga fillimi i pandemisë, Melbourne ka regjistruar 70% të rasteve të të prekurëve në gjithë Australinë.

Kurse, ditët e fundit, grupet mjekësore kanë ngritur zërin për numrin në rritje të punonjësve të kujdesit shëndetësor, të prekur me virus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara