416 raste të reja me COVID-19 në Serbi, dy të vdekur

15:53 | 22 Tetor 2020

416 raste të reja të prekur me COVID-19 janë konfirmuar brenda 24 orëve në Serbi.

Gjatë kësaj kohe, si pasojë e koronavirusit humbën jetën dy persona, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 783, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Shtabi i Krizave ka zhvilluar takim në të cilën u diskutua mundësia e ashpërsimit të masave anti-COVID, por që u vendos të vazhdohet me të njëjtat masa, vetëm që respektimi i tyre të jetë edhe më i madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara