Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Covid-19

11:05 | 10 Korrik 2020

Ministria e Shëndetësisë̈ e Republikës Federale të Gjermanisë̈ i dhuron Ministrisë̈ së Shëndetësisë̈ dhe IKSHPK-së RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të COVID -19.

Gjermania dhuron 6000 teste  për diagnozë laboratorike të Covid-19.

Më këtë̈ rast, Ministri i Shëndetësisë̈ Armend Zemaj, tha se, në këto dite nevojat janë të mëdha dhe me këto ndihma po ja dalim që të kemi një gjendje normale.

“Këto ditë të cilat nevojat janë të domosdoshme, besoj që kjo ndihmë është e nevojshme. Dhe të gjitha këto në koordinim po arrijnë efektin e duhur. Me këto ndihma po ja dalim që të kemi një gjendje më normale.”, tha ai.

Ambasadori i RF të Gjermanisë̈ në Kosovë, z. Christian Heldt, thotë̈ se, për ne është e rëndësishme që një popull që  e duam ta përkrahim dhe të ketë shëndet të plotë.

“Kjo është vetëm një pjesë e vogël që e kemi dhuruar. Për ne është e rëndësishme që një popull qe dëshirojmë  ta përkrahim dhe të ketë shëndet të plotë. Mbajnë distancën maskat do te mbroni jo vetëm veten por edhe të tjerët. Ndërsa politika duhet të qëndroj e bashkuar në këtë situatë. Dhe nga kjo situatë mund të dalim vetëm me bashkëpunim”, tha ai./arbresh.info/

🔴#LIVE: Gjermania i dhuron Kosovës teste për Covid-19, merr pjesë ministri Armend Zemaj dhe Ambasadori Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

🔴#LIVE: Gjermania i dhuron Kosovës teste për Covid-19, merr pjesë ministri Armend Zemaj dhe Ambasadori Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 10 juillet 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara