Zvicra dhe Britania e Madhe renditen ndër vendet më të këqija për familjet

15:11 | 13 Qershor 2019

Zvicra dhe Britania e Madhe janë midis vendeve më pak miqësore për familjarë në Evropë, sipas një studimi të fundit nga organizata e OKB-së për fëmijët (UNICEF).

Raporti, i cili u krye si pjesë e fushatës së UNICEF-it për Çështjet e Hershme, mori të dhënat nga 2016 për vendet e OECD-së dhe BE-së mbi politikat kombëtare për familjet, transmeton portali arbresh.info.

Në mënyrë specifike shikohet norma të ndryshme të lejeve prindërore të paguara nga secili vend dhe përdorimi dhe qasja e shërbimeve të kujdesit për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç (mosha e shkollës).

Suedia, Norvegjia dhe Islanda kryesuan tabelën me politikat më miqësore familjare midis vendeve që mund të furnizonin grupet e të dhënave të plota.

Zvicra renditet më e keqja për familjet, pasuar nga Greqia, Qiproja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Por raporti gjithashtu vuri në dukje se edhe tek vendet që janë renditur vazhdimisht në pozitë të lartë në të gjithë treguesit e studiuar, “sugjeron se ka vend për përmirësim, madje edhe midis vendeve më miqësore ndaj familjes”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara