Zjarri i madh kaplon SHBA

09:55 | 14 Shtatorë 2018

Një shpërthim i madh ka shkatërruar disa shtëpi në SHBA, duke lënë së paku një person të vdekur.

Së paku 100 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarri i madh që është shkaktuar nga një shpërthim në qytetet Lawrence, Andover, Andover Veriore, Massachusetts, afër qytetit të Bostonit shkruan Daily Star Online përcjell arbresh.info

Policia shtetërore postoi në Twitter arsyen e këtij shpërthimi e cila mund të jetë rrjedhja e gazit.

Evakuimet e masës janë urdhëruar nga zyrtarët kure energjia elektrike është ndërprerë deri sa të përfundoj kriza.

Nga zjarri së paku një person ka vdekur kurse 12 të tjerë të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale