Zjarre dhe gaz lotsjellës në protestat e dhunshme në Minneapolis

18:04 | 29 Maj 2020

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Minneapolis për të tretën ditë me radhë.

Kjo për shkak të vdekjes së një personi me ngjyrë dhe të paarmatosur në duart e policisë, transmeton portali arbresh.info.

Disa njerëz hodhën fishekzjarre dhe sende të tjera drejt oficerëve, ndërsa policia gjuajti gaz lotsjellës përsëri.

Protestat u shtrinë në shumë qytete të tjera, duke përfshirë Nju Jorkun, Denverin, Phoenix dhe Columbus, Ohio, ku një numër protestues u përpoqën të hynin në shtëpinë e shtetit./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara