Zjarr në një spital në Rio, 11 viktima

18:05 | 13 Shtator 2019

Zjarri që shpërtheu në një spital në Brazil ka lënë të paktën 11 të vdekur.

Pacientët nga spitali privat Badim në veri të Rio de Zhaneiros u evakuan pasi tymi nisi të shpërndahet nëpër ndërtesë gjatë natës, transmeton portali arbresh.info.

Njerëz nëpër barela mbushën trotuaret e rrugëve përreth, para se të niste rilokimi alternativ.

Disa prej pacientëve ishin në njësitin e kujdesit intensiv.

Një grua i tha faqes së lajmeve Globo se babai i saj 77-vjeçar bëri rrugën e tij nga dhoma e tij, por duhej të linte pas pajisjet mjekësore – një neurostimulator.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje pak para orës 18:00 me kohën lokale (21:00 GMT) dhe zjarri ishte nën kontroll dy orë më vonë, sipas mediave lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara