Zjarr i madh në rafinerinë e naftës në Filadelfia

20:58 | 21 Qershor 2019

Një zjarr masiv dhe një seri shpërthimesh kanë tronditur kompleksin e naftës në Filadelfian Jugore, më e madhja në Bregun Lindor.

Shpërthimi ka dridhur njerëzit me kilometra larg nga vendi i ngjarjes, por nuk janë raportuar lëndime të mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Zjarri shpërtheu në rafinerinë Philadelphia Energy Solutions rreth orës 04:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Disa banorë në Filadelfia thanë se shpërthimet rrëzuan pikturat nga muret e tyre. Shpërthimet u ndjenë deri në South Jersey. Shpërthimi më i madh ishte aq i fortë sa që sateliti matësor GOES-16 e regjistroi atë nga hapësira.

Zyrtarët nuk kanë lëshuar detaje mbi atë që ka shkaktuar shpërthimin. Bordi i Sigurisë Kimike – një agjenci federale e pavarur, jo-rregullatore – tha se do të vendosë një ekip me katër persona për të hetuar shpërthimin.

Sipas zyrtarëve zjarri është vënë nën kontroll.

Punëtorët ishin në vend në kohën e shpërthimit, por ishin mjaft larg për të shmangur dëmtime serioze./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara