Zjarr i madh kaplon Australinë

16:47 | 8 Nëntor 2019

Autoritetet Australiane thonë se një numër “i paparë” i zjarreve të nivelit të urgjencës po kërcënojnë shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW).

Më shumë se 80 zjarre kanë kapluar të gjithë shtetin të premten shkruan BBC përcjell arbresh.info

Erërat e buta dhe nxehtësia deri në 35C kanë përkeqësuar zjarret, shumica e të cilave janë në zona të prekura nga thatësia.

Ka raportime se kanë mbetur njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre në disa vende ku nuk ka mundësi depërtimi të ekuipazhit shpëtues.

Sipas autoriteteve me ndihmën e temperaturave të ulëta dhe rritjes së lagështisë, përpjekjet për të luftuar flakët janë më të suksesshme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara