Zimbabve heton Grace Mugabe për kontrabandë të paligjshme të fildishit

14:30 | 24 Mars 2018

Zimbabve ka nisur një hetim mbi ish zonjën e parë, Grace Mugabe, në lidhje me përfshirjen e saj të dyshuar në një rrjet kontrabandë fildishi.

Hetimi u hap pas një misioni tremujor të fshehtë të fotografit australian Adrian Steirn, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur me Al Jazeera, Steirn tha se ai zbuloi sindikatën dhe kontrabandën e sindikatës kur filloi të shikonte tregtinë e paligjshme të fildishtë në dhjetor.

“Burimi i fildishit ishte nga kasaforta e parkut kombëtar, duke e vjedhur ose nga vrasja e elefantëve të gjallë nga zinxhirët e sindikatës. Sindikata atëherë i’a  shiste klientelës së Grace Mugabe”, tha ai.

Steirn ka mbledhur dokumente, video të fshehta dhe dëshmi, të cilat ai i tregoi Njësisë Hetimore të Al Jazeera. Ato ekspozojnë sindikatën dhe përfshirjen e ish zonjës së parë në kontrabandën e fildishit, tha ai.

Tregtia e kontrolluar e fildishit lejohet në Zimbabve, por eksporti i saj nuk lejohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara