Zhduken armë në një bazë të ushtrisë greke

02:05 | 11 Shtator 2019

Marina greke njoftoi se do të hetonte mbi zhdukjen e armëve në bazën e ishullit të Leros, ndërkohë që shtypi grek kishte përmendur mungesën e fishekëve dhe granatave.

“Ushtria dhe policia po hetojnë”, sipas zëdhënësit të marinës, Michail Lambiris, në një komunikatë.

“Zbulimi u bë dje gjatë një inventari”, theksoi Lambiris.

Marina nuk dha më shumë detaje, por disa organe të shtypit grek theksuan se armët e munguara janë fishekë dhe granata.

“Njësia antiterroriste greke është gjithashtu e përfshirë në këto hetime”, sipas televizionit shtetëror ERT.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara