Zgjedhjet vendore në Francë, partia e Macron rrezikon dështimin

19:43 | 28 Qershor 2020

Presidenti Emmanuel Macron votoi të dielën në njësinë e tij bashkiake, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, i vonuar për shkak të koronavirusit.

Procesi elektoral është një test afatmesëm për Macron dhe partinë e tij në pushtet, që mund të dështojë të marrë qoftë një qytet të madh.

Vite më parë, Macron kishte shpresuar se zgjedhjet lokale do të ndihmonin të afirmonin partinë e tij të re në qytetet në mbarë Francën, përfshirë Parisin, në përpjekje për të siguruar rizgjedhjen në vitin 2022. Por së fundmi kandidatët e presidentit kanë zhgënjyer pritshmëritë.

I zgjedhuri i parë i Macron për Parisin u detyrua të tërhiqej për shkak të një skandali seksual, duke i lënë presidentit ish-ministrin e Shëndetësisë të hyjë në garë vetëm një muaj para raundit të parë.

Parisi ka të ngjarë të mos jetë i vetmi zhgënjim për Macron. Të Gjelbërit parashikohet të fitojnë në qytete si Lioni, Marseja dhe Bordoja, në disa raste në aleancë me të majtën, duke krijuar atmosferën që i dhanë jetë në zgjedhjet evropiane të 2019-s.

Në Perpinjo, partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen ka gjasa të marrë kontrollin e qytetit të parë të saj, me një popullsi prej 100 mijë banorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara