Zëvendëspresidentja e Iranit preket nga koronavirusi

15:42 | 27 Shkurt 2020

Zëvendëspresidentja e Iranit është diagnostifikuar me koronavirus, njoftojnë mediat shtetërore, shkruan The Independent

Masoumeh Ebtekar është në mesin e 254 personave të infektuar me këtë virus në vendin e Lindjes së Mesme, ku nga momenti i shpërthimit deri më tani kanë vdekur 26 persona.

Ebtekar njihet më mirë ndërkombëtarisht si personi që komunikoi në gjuhën angleze për pengmarrësit që morrën kontrollin e Ambasadës Amerikane në Teheran në vitin1979, duke shkaktuar një krizë diplomatike 444 ditore.

Irani aktualisht po e lufton përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Rastet e koronavirusit këtu u rritën për 106 gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve të vendit nga shpërthimi është më i lartë se çdo vend, përveç Kinës, ku filloi epidemia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara