Zbulohet statuja më e madhe në botë

14:16 | 31 Tetorë 2018

Statuja më e lartë në botë është zbuluar në Indi pas më shumë se tri vjet të ndërtimit.

Kryeministri Narendra Modi ka inauguruar statujën 182 metra të gjatë të liderit të ndjerë të pavarësisë Sardar Ballabbhai Patel në shtratin e lumit Narmada në Kevadia, transmeton portali arbresh.info.

Monumenti i bronzit, i quajtur ‘Statuja e Unitetit’, është pothuajse dyfishi i lartësisë së Statujës së Lirisë dhe rreth 30 metra më e madhe sesa rekordi i tanishëm, Buddha i Kinës.

Balona me ngjyra të flamurit indian u lëshuan gjatë inaugurimit, dhe avionët e forcave ajrore mbuluan me petale lulesh statujën, e cila u ndërtua me një kosto prej mbi 450 milionë funtash, një faturë që doli të jetë shumë kundërthënëse.

Modi tha se Patel ishte një farë e shpresës për Indinë në kohë krize dhe do të jetë një burim inspirimi për gjeneratat që do të vijnë.

E rrethuar nga ujërat e lumit Narmada, statuja është pesë herë sa lartësia e statujës së famshme të Rio de Janeiros, Krishti Shëlbuesi dhe më shumë se dyfishi i statujës Vendlindja Thërret në Rusi.

Miliona tonë të cementit dhe çelikut janë përdorur në këtë vend përgjatë pesë viteve të ndërtimi si dhe hekur i recikluar është përdorur për bazën e statujës.

Projekti u konceptua nga kryeministri Modi si një memorial për Patelin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale