Yoshihide Suga zgjedhet Kryeministër i Japonisë

09:45 | 16 Shtator 2020

Yoshihide Suga është zgjedhur Kryeministër i ri i Japonisë pas votimit që ka ndodhur në parlamentin e këtij vendi këtë të mërkurë.

71 vjeçari i cili drejton Partinë Demokratike Liberale e zëvendëson në këtë pozitë liderin Shinzo Abe i cili dha dorëheqje javë më parë për shkak të problemeve me shëndetin, shkruan CNN.

Suga ka marrë 70 përqind të votave të partisë, por që i duhej edhe konfirmimi i legjislaturës aktuale para se të bëhej kryeministër.

Ai ka marrë 314 nga 465 vota të Dhomës së Poshtme dhe 142 nga 240 vota të Odës së Lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara