Vuçiq në Uashington, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi | arbresh.info
343070

Vuçiq në Uashington, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare prejse ka marrë detyrën e të parit të shtetit, në fund të muajit maj, shkruajnë medet në rajon.

Vuçiq do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe kryetarin dhe nënkryetarin e Nënkomitetit të Senatit për Evropën, senatorët Ron Johnson dhe Chris Murphy.

Në prag të shkuarjes së Vuçiqit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi, transmeton arbresh.info.

Pos Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen në takimet e Vuçiqit pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e SHBA, Presidenti i Serbisë do të takohet me përfaqësues të Organizatës së Këshillit të Biznesit për Mirëkuptim Ndërkombëtar dhe do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me kompaninë CISCO./arbresh.info/




Leave a Reply