Vritet udhëheqësi kryesor i talebanëve pakistanezë në Afganistan

17:46 | 7 Shkurt 2020

Një nga udhëheqësit kryesor të organizatës mëmë të talebanëve pakistanezë Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP) është vrarë në Afganistan, konfirmoi grupi mbrëmë vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i grupit të jashtëligjshëm militant TTP, Mohammad Khurasani, tha se ish-nënkryetari i komitetit qendror të grupit, Sheik Khalid Haqqani, së bashku me një komandant tjetër, Qari Saif Peshawari, u vranë më 31 janar gjatë një përleshjeje me forcat në Afganistan.

Khurasani nuk zbuloi detaje rreth përleshjes, por tha se ai ishte në rrugë për të kryer një sulm kur forcat afgane bllokuan rrugën e tij dhe e vranë.

E themeluar në vitin 2007 nga Baitullah Mehsud, TTP tashmë qëndron e ndarë në katër grupe, Swat, Mehsud, Agjencia Bajaur dhe Darra Adamkhel.

Analistët thanë se vrasja e Haqqani-t është një goditje e madhe për TTP-në, pasi ajo po udhëhiqte seksionin e tyre fetar, duke përdorur talebanët për propagandë.

“Haqqani ishte i njohur si klerik i lartë fetar i grupit, i cili po ashtu lëshoi një dekret kundër gazetarëve në vitin 2014 duke i shpallur ata një ‘palë’ në konfliktin në vend”, tha Saboor Khattak për AA, një gazetar i vjetër me qendër në qytetin Peshawar.

“TTP tashmë është ndarë në disa grupe dhe Haqqani ishte një udhëheqës i rëndësishëm i grupit Mehsud”, shtoi Khattak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara