Vritet punëtori i shpëtimit që nxorri të gjallë disa fëmijë nga rrënojat në Siri

20:46 | 12 Gusht 2017

Një punonjës shpëtimi që nxorri nga rrënojat një fëmijë të gjallë në vitin e kaluar, është qëlluar për vdekje sot në Siri.

Abu Kifah, tërhoqi vëmendjen e mediave nga e mbarë bota me gjestin e tij  human, pasi shpëtoi një fëmijë që tani duhet të jetë rreth 1 vjeç, transmeton portali arbresh.info

pri_49359656

22-vjeçari derdhi lot kur ia doli të nxirrte fëmijën e gjallë nga rrënojat.

Lajmin e kobshëm për vdekjen e tij e ka konfirmuar miku i tij i ngushtë Ebu, i cili ka shtuar se ‘heroi ishte mes 7 vullnetarëve kur është qëlluar për vdekje’.

Members of the Syrian civil defence volu

Një zëdhënës i grupit vullnetar, Helmetat e Bardha, tha se ai u qëllua nga një sulmues i paidentifikuar, që në orët e mëngjesit sulmoi zyrën e grupit në Sarmin.

Trupat e shtatë vullnetarëve të vrarë në mëngjesin e sotëm janë varrosur nga familjarët dhe miqtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara