Vriten dy palestinezë në Rripin e Gazës

18:59 | 18 Shtator 2018
Dy palestinezë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit afër një gardhi në mes të Gazës dhe Izraelit në jug të Rripit të Gazës, tha minstri i Shëndetësisë.
Dy burrat që më vonë u identifikuan si Ibrahim al-Najjar dhe Muhamed Khidr, u dërguan në spital pasi i gjetën trupat e tyre të hënën mbrëma, raporton Al Jazeera.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se ata synonin një grup “terroristësh”, të cilët u panë duke vepruar në një mënyrë “të dyshimtë”.

“Një aeroplan izraelit sulmoi terroristët që iu afruan gardhit në Rripin Jurgor të Gazës në një mënyrë të dyshimtë dhe mbollën një objekt të dyshimtë përgjatë tij”, tha ushtria izraelite.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, së paku 26 palestinezë u vranë gjatë një proteste të hënën.

Palestinezët kanë protestuar përgjatë gardhit në lindje të Rripit të Gazës në baza javore që nga muaji i marsit për të drejtën e tyre për të kthimit dhe një fund të një bllokade 11 vjeçare izraelite.

Të paktën 170 palestinezë janë vrarë gjatë protestave dhe 18 mijë të tjerë u plagosën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara