Vriten 31 refugjatë somalezë në brigjet e Jemenit

09:43 | 17 Mars 2017

Tridhjetë e një refugjatë somalezë janë vrarë jashtë brigjeve të Jemenit kur një helikopter sulmoi barkën me të cilën ata po udhëtonin.

Roja bregdetare Mohamed al-Alay ka thënë për Reuters se refugjatët që kishin dokumente zyrtare të UNHCR, ishin rrugës nga Jemeni për në Sudan kur ata u sulmuan nga një helikopter Apache në afërsi të ngushticës Baba l-Mandeb, transmeton portali arbresh.info.

Një marinar i cili ishte duke operuar në barkë, Ibrahim Ali Zeyad tha se 80 refugjatë u shpëtuan pas incidentit.

Nuk është bërë menjëherë e qartë se kush e kreu sulmin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara