Von der Leyen: Shpëtimi i migrantëve parim bazë për BE

14:04 | 11 Korrik 2019

Është e rëndësishme të ndihmojmë të gjithë migrantët në det, në anijet e tyre të fatit, dhe duhet të jetë një parim bazë dhe një detyrim për ne që t’i ndihmojmë ata, deklaroi kandidatja për presidencën e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë seancës dëgjimore në Parlament me grupin e të Gjelbërve.

“Për këtë gjë, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i japim jetë misionit ‘Sophia’. Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë problem”, shtoi ajo.

Von der Leyen kërkoi gjithashtu edhe reformimin e Sistemit të Dublinit./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara