Vizituan një kishë më shumë se 40 të infektuar me koronavirus

18:38 | 23 Maj 2020

Më shumë se 40 persona janë testuar pozitiv me koronavirus pasi kanë vizituar një kishë në Frankfurt.

“Shumica prej tyre nuk janë shumë të sëmurë. Deri më tani vetëm një person është pranuar në spital,” tha Rene Gottschalk nga Departamenti i Shëndetit.

Mesha në kishë ishte mbajtur me 10 maj, shkruan arbresh.info

“Situata është shumë dinamike,” tha Antoni Ëalczok, ndihmës shefi i departamentit, duke shtuar se kisha nuk kishte zbatuar rregullat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara