Vishet si e bija për t’u arratisur nga qelia

17:43 | 5 Gusht 2019

Një diler droge në Brazil është kapur duke tentuar të arratisej nga burgu ku ishte.

Metoda e tij kreative ishte të maskohej si e bija 19-vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet e burgut në Rio de Janeiro publikuan një video ku tregohej i burgosuri me një parukë, maskë silikoni, sytjena dhe maicë të ngushtë.

42-vjeçari heq sende një nga një ku i zbulohet fiziku muskulor shumë ndryshe nga ai i vajzës së tij.

Zyrtarët thonë se e bija mund të akuzohet si bashkëpunëtore në një tentim arratisje.

Ata thanë se 19-vjeçarja kishte ardhur për të vizituar babanë e saj, Clauvino da Silva, në burgun në Rio de Janeiro i njohur si Bangu 3, ku ai po vuante një dënim prej 73 vjet e 10 muaj.

Autoritetet e burgut thanë që Silva po planifikonte të linte vajzën e tij pas, ndërsa ai bëri tentativën për të fituar lirinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara