Videoja e një adoleshente rreth kampit në Kinë bëhet virale

18:34 | 26 Nëntor 2019

Videoja e një adoleshente në TikTok akuzon Kinën se fut mysliman në “kampe përqendrimi” , është bërë virale në rrjetet sociale në pronësi të kinezëve.

Në fillim postimi duket se ka të bëjë me këshilla bukurie por vajza më pas ndryshon të gjithë tematikën e videos duke kërkuar nga njerëzit që të rrisin vetëdijen për atë që ajo e quan si një “tjetër Holokaust”.

Një llogari në Twitter ka pretenduar se TikTok menjëherë pas kësaj videos bllokoi Feroza Aziz si rezultat i videos së mëparshme.

Por TikTok e ka kundërshtuar këtë.

“TikTok nuk e moderon përmbajtjen për shkak të ndjeshmërisë politike”, tha një zëdhënës për BBC News. Edhe pse, Douyin, versioni kinez i aplikacionit, në të cilin postimet e Zonjës Aziz nuk shfaqen, është censuruar politikisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara