Video – Na u duk sikur ishte 11 shtatori

10:37 | 11 Tetorë 2018

Një avion i Forcave Mbretërore Australiane fluturoi shumë ulët nëpër qytetin e Brisbane në kuadër të një stërvitjeje.

Edhe pse manovrat ishin spektakolare, avioni Boeing C-17 ka terrorizuar shumë njerëz.

Kjo për shkak se dukej sikur do përplasej me godinat.

Shumë komentues thonë se nuk është nevoja që të bësh stërvitje të tilla kaq pranë godinave ku jetojnë njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale