VIDEO – Kim Jong Un bën selfie për herë të parë në jetën e tij

10:23 | 12 Qershorë 2018

Lideri i famshëm i Koresë Veriore, Kim Jong Un, është parë teksa bërë selfie për herë të parë në jetën e tij, në mbrëmjen e të hënës në Singapor, teksa po vizitonte çdo pjesë të qytetit, një ditë para takimit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Lideri i Koresë Veriore është fotografuar në një kopsht, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balkarishnan, rreth orës 9 e 30 të mbrëmjes, raporton Daily Mail.

Ai më pas ka vazhduar të shijojë pamjet e qytetit nga hoteli “Marina Bay Sannds”, sipas raportimeve në mediet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale