Vetëvritet afgani që u dëbua nga Gjermania

17:12 | 11 Korrik 2018
Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se një nga 69 azilkërkuesit afganë, të dëbuar nga Gjermania javën e kaluar, ka kryer vetëvrasje.
“Kemi marrë konfirmimin nga autoritetet afgane se një nga udhëtarët në fluturimin e riatdhesimit është gjetur i vdekur në Kabul. Sipas autoriteteve afgane, bëhet fjalë për vetëvrasje”, tha ministria gjermane.

Afgani, 23 vjeç, e vrau veten në një hotel në Kabul, më 10 korrik, thanë zyrtarët e migrimit në kryeqytetin afgan.

Emri i tij nuk u zbulua.

Ai u dëbua për në Afganistan pasi kaloi tetë vjet në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale