Vërshime në Sidnej, qindra njerëz kërkojnë ndihmë

08:27 | 28 Nëntor 2018

Më shumë se 500 australianë kanë kërkuar ndihmë emergjente, pasi stuhia përfshiu Sidnej dhe rajonet e afërta, duke shkaktuar vërshime, ndërprerje të energjisë dhe vonesa në fluturime.

Për vetëm dy orë në Sidnej ka rënë shi sa bie tërë muajin, sipas meteorologëve, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet thonë se të paktën 11 persona janë shpëtuar nga automjetet e bllokuara në përmbytje. Një persona ka vdekur në një aksident me makinë.

Pamjet e postuara online tregojnë rrugët e vërshuara, shtëpitë dhe stacionet e trenave.

Dy oficerë policie janë lënduar në Sidnej, pasi u goditën nga një pemë gjersa po bënin përpjekje të ndihmonin motoristët, thanë autoritetet.

Moti shkaktoi kaos edhe në sistemin e transportit të qytetit më të madh të Australisë, ku shumica janë anuluar ose vonuar, përfshirë më shumë se 50 fluturime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale