Venecia zhytet sërish nën ujë, mbyllet sheshi Shën Marku

16:06 | 15 Nëntor 2019

Venecia është zhytur sërish nga përmbytjet për herë të dytë këtë javë, gjersa stuhitë dhe erërat i kanë shtuar mizerjen dëmeve miliarda eurosh.

Sheshi Shën Marku është mbyllur për turistët, pasi vërshimet morën sheshin e famshëm këtë mëngjes, kurse hotelet dhe dyqanet u pushtuan nga uji, transmeton portali arbresh.info.

Dhoma e nëndheshme e Bazilikës së Shën Markut u përmbyt edhe përsëri sot pasi kisha pësoi dëme ‘të pariparueshme’ në fillim të javës.

Niveli i ujit arriti në më shumë se dy metra të premten, më i ulët se ai i ditës së martë, por mjaftueshëm për të lënë 70 përqind të qytetit nën ujë.

Kryetari i bashkisë së Venecias Luigi Brugnaro tha se qyteti ishte shkatërruar ‘dhe paralajmëroi se kostoja e dëmeve kishte arritur tashmë në një miliardë euro para përmbytjeve të fundit të premten.

Qeveria e Italisë deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme natën e kaluar dhe u zotua se një pengesë e vonuar gjatë nga përmbytja do të ndërtohej përfundimisht deri në vitin 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara