Ushtarët izraelitë arrestojnë 30 palestinezë

11:18 | 16 Prill 2018

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 30 palestinezë.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se aksionet janë kryer gjatë mbrëmjes, ndërsa palestinezët janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete që lidhen me sigurinë. Nuk shpalosën informacione të tjera për të arrestuarit.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë kryejnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në burgjet izraelite gjenden mijëra palestinezë.

Shpërndaje në rrjete sociale