Uragani shkakton dëme katastrofike në Bahamas, pesë persona humbin jetën

10:09 | 3 Shtator 2019

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Dorian në Bahamas.

Kryeministri i vendit Hubert Minnis konfirmoi numrin e të vdekurve, duke shtuar që kishte njerëzi në afërsi të ishullit Grand Bahama që ishin në shqetësim serioz, transmeton portali arbresh.info.

Ai tha që ekipet e shpëtimit do të përgjigjen në thirrjet për ndihmë posa të lejojnë kushtet atmosferike.

“Ne jemi në mes të një tragjedie historike,” tha ai, duke e quajtur shkatërrimin “të paparë dhe të gjerë”.

Të paktën 21 njerëz janë lënduar nga stuhia, aktualisht e vlerësuar si kategoria tre, dhe ka edhe ndërprerje të përhapura të energjisë.

Uraganet vlerësohen nga kategoria një deri në pesë bazuar në shpejtësinë e qëndrueshme të erës, kategoria tre që do të thotë “do të ndodhin dëme shkatërruese”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara