Uragani Michael rrafshon një qytet të tërë

21:12 | 12 Tetorë 2018

Uragani Michael ka rrafshuar një qytet të tërë në Floridë.

Qyteti bregdetar pas kalimit të uraganit duket sikur të jetë goditur nga “nëna e të gjitha bombave”, transmeton portali arbresh.info.

Stuhia ka përplasur bregun veriperëndimor të shtetit afër Mexico Beach me erëra deri në 250 km/h.

Mbi 1.4 milion shtëpi kanë mbetur pa rrymë në Florida, Alabama, Gjeorgji, Virxhinia dhe Karolinë.

Një nga uraganet më të fuqishme në historinë amerikane, Michael thuhet të ketë marrë jetët e të paktën 12 personave.

Ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë për të mbijetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale