Uragani Michael fshikullon Floridën

17:08 | 11 Tetorë 2018

Një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara në histori në SHBA ka goditur veriperëndimin e Floridës, duke përmbytur qytete e shkulur pemë.

Shërbimet e shpëtimit janë duke pritur të agojë për të vlerësuar ndikimin e plotë të uraganit Michael, që zbarkoi të mërkurën pasdite si stuhi e kategorisë së katërt me erëra deri në 250km/h, transmeton portali arbresh.info.

Dy persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën nga rrënojat.

Pasi u dobësua në një stuhi tropikale, Michael është në rrugën e tij për në Karolinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale