Twitter e largon përgjithmonë nga platforma Katie Hopkins

21:00 | 19 Qershor 2020

Komentatorja kontroverse Katie Hopkins është pezulluar përgjithmonë nga Twitteri për shkelje të sjelljes së urrejtur, bën të ditur gjiganti social.

Hopkins, e cila kishte më shumë se një milion ndjekës, ishte pezulluar edhe më parë në muajin janar për një kohëzgjatje prej një jave, transmeton portali arbresh.info.

Por Twitter tha që ndalimi i saj i fundit është i përhershëm.

Megjithatë, rrjeti social nuk tha se cilat postime Hopkins kishte postuar, për të rezultuar në ndalimin.

“Mbajtja e sigurt e Twitterit është një përparësi kryesore për ne – abuzimi dhe sjellja e urrejtur nuk kanë vend në shërbimin tonë dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kur rregullat tona të prishen”, tha ajo.

Politika e përmendur e sjelljes së urrejtur ndalon promovimin e dhunës ose sulme të drejtpërdrejta me shkrim dhe kërcënime ndaj njerëzve të tjerë, bazuar në një gamë të gjerë karakteristikash personale, siç janë raca, gjinia ose orientimi seksual.

Hopkins është e njohur për paraqitjet e saj në media dhe pikëpamjet e diskutueshme të krahut të djathtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara