Tutankhamun kthehet në Londër për të festuar 100 vjetorin e zbulimit të varrit

15:23 | 2 Nëntor 2019

Egjiptomania pritet të përfshijë Londrën, pasi që koleksioni më i madh i thesareve të Tutankhamunit do të nisë turneun për herë të fundit.

Tarek El Awady, egjiptolog dhe kurator i ekspozitës në Galerinë Saatchi, tha për Sky News “të gjithë në botë e njohin Tutankhamun” dhe “shfaqja unike” ishte një festë 100 vjet nga koha kur u zbulua varri, transmeton portali arbresh.info.

El Awady ka kaluar 25 vitet e fundit duke studiuar mbretin e ri dhe thotë se ka shumë arsye pse vazhdon të jetë i fascinuar.

Ai i tha Sky News: “Së pari historia e zbulimit vetë, dhe sasia e thesarit të gjetur në varrin më të vogël në luginën e mbretërve.

“Ky është i vetmi varr i paprekur mbretëror i gjetur nga mbretëria e re”.

Legjenda e faraonit të artë ka mahnitur imagjinatën globalisht që kur varri i tij u zbulua në vitin 1922 nga arkeologu Howard Carter dhe Lord Carnarvon.

Tutankhamun vdiq në moshën 19 vjeçare, pasi u ngjit në fron në moshën vetëm nëntë vjeç, dhe u varros me artefakte nga më të jashtëzakonshmet për ta ndihmuar atë në jetën e përtejme.

Herën e parë që Tutankhamun arriti në Londër në vitet 1970, rekord të turmave prej mbi 1.5 milion njerëz u mblodhën në Muzeun Britanik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara