Turqit nuk e konsiderojnë SHBA-në shtet mik apo aleat

17:03 | 13 Shkurt 2018

Njerëzit e Turqisë nuk e konsiderojnë SHBA një mik apo një aleat dhe kjo lidhet me qëndrimin e SHBA-së ndaj terroristëve të Partisë Bashkimi Demokratik Kurd (PYD) dhe Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, njoftoi media e vendit.

Nga dita e parë e Operacionit Ulliri në Afrin të Sirisë, Turqia ishte e sinqertë me SHBA, por autoritetet amerikane, sikurse më parë, nuk mbajtën premtimin e tyre, vuri në dukje ai, transmeton portali arbresh.info

“Shtetet e Bashkuara duhet të përmbushin kërkesat e Turqisë dhe të ndalojnë mbështetjen e terroristëve të PYD / YPG në Siri”, tha Cavusoglu.

SHBA duhet të marrë parasysh interesat e Turqisë, shtoi ai.

Më parë, zëvendëskryeministri turk Hakan Cavusoglu tha se furnizimi i terroristëve të PYD me ndihmë financiare me vlerë 500 milionë dollarë nga SHBA, mund të ndërpresë plotësisht marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale