Turqia raporton rreth 161 mijë të infektuar

11:04 | 29 Maj 2020

Në Turqi edhe pse u lajmëruan vonë rastet e para me COVID-19, koronavirusi arriti të përhapet në çdo cep të territorit të Turqisë. Brenda një muaji të gjitha provincat arritën të infektohen.

Turqia u bë vendi i parë në botë për nga rastet e shumta me koronavirusi- më shumë se në Kinë dhe Britani. Kanë qenë disa shqetësime se numri i të vdekurve do të rritet vazhdimisht, duke e bërë Turqinë si Italia, e cila në atë kohë ishte vendi më i prekur nga koronavirusi.

Pas tre muajsh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Turqinë edhe pse nuk ka pasur një izolim total të vendit.

Deri më tani numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 4,397. Disa nga doktorët dyshojnë se numri i viktimave është dyfish më i lartë pasi Turqia përfshinë vetëm ata që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Përndryshe shifra e të infektuarve është e vogël në një vend me popullsi prej 83 milionë banorë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara