Turqia burgos dy grevistë në pritje të gjyqit

22:06 | 23 Maj 2017

Turqia ka burgosur dy mësues të cilët kanë qenë në grevë urie për më shumë se dy muaj duke protestuar kundër një goditje qeveritare në të cilën ata humbën vendet e punës pas grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar, tha avokati i tyre të martën.

Ndalimi i të dyve, profesoreshës së letërsisë Nuriye Gulmen dhe mësuesit Semih Ozakca çoi në protesta, ku u përdor gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit në Ankara e Stamboll, ndërsa janë arrestuar dhjetëra njerëz, transmeton portali arbresh.info.

Një prokuror i Ankarasë burgosi Gulmenin dhe Ozakcën me arsyetimin se protesta e tyre ishte një veprim i kryer në emër të DHKP-C, një grup i majtë që konsiderohej një organizatë terroriste nga Turqia.

“Dështimi për të arrestuar të dyshuarit do të parandalonte funksionimin e ligjit”, tha prokurori në dokumentin e gjykatës.

Policia i mbajti ata sepse kishin frikë se “protestat e tyre mund të ktheheshin në agjërime vdekjeje dhe protesta të reja Gezi”, tha Selcuk Kozagacli, një avokat që përfaqëson mësuesit.

Të dy, të dobësuar nga greva e urisë, janë tani në karrige me rrota./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara