Turqia bën përparim drejt gjetjes së vaksinës kundër COVID-19

01:15 | 5 Gusht 2020

Që nga muaji mars, në ditët e para të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në Turqi janë zhvilluar 18 projekte të ilaçeve dhe vaksinave për të luftuar koronavirusin dhe sipas studiuesit turk Hasan Mandal, në këtë sferë po bëhet përparim, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rreth 400 studiues dhe 49 institucione, si dhe universitete, qendra kërkimore publike dhe organizata të sektorit privat, zhvilluan njëkohësisht 10 ilaçe të trajtimit dhe tetë projekte vaksinash”, tha Mandal, kreu i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK).

Mandal tha se në projektet e ilaçeve është punuar për të prodhuar përbërës në Turqi duke sintetizuar lëndën e parë.

“Tani Turqia është një vend që mund të menaxhojë procesin e ilaçeve pa pasur nevojë për përbërës aktivë. Ky është një hap i rëndësishëm në trajtim”, shpjegoi ai.

“Në këtë sukses, partnerët tanë janë udhëzimet e presidentit tonë që lehtësojnë procesin, koordinimi me Ministrinë tonë të Industrisë dhe Teknologjisë dhe institucionet përkatëse të Ministrisë sonë të Shëndetësisë”, shtoi Mandal.

Duke theksuar se studimet janë bërë nga shkencëtarë nga tetë grupe të ndryshme, ai tha: “Studimet e vaksinave për të cilat normalisht mund nevojiten vite, u kryen në disa muaj. Kjo është shenja më e rëndësishme e përpjekjes së përbashkët të Turqisë. Ne arritëm një fazë të rëndësishme në krijimin e një vaksine që mund të konkurrojë me pjesën tjetër të botës”.

“Së pari ju e dizajnoni, pastaj e provoni në një mjedis laboratorik dhe më pas tek kafshët. Ne jemi në një fazë të rëndësishme këtu. Fillimisht një dhe tani dy nga projektet tona kanë arritur një fazë të rëndësishme. Pas kësaj, do të fillojnë provat tek njerëzit. Shpresoj se do të vijmë në këtë proces shumë shpejt”, shtoi ai.

Mandal gjithashtu theksoi se nga vaksinat e prodhuara në Turqi nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët e vendit, por i gjithë njerëzimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara