Trumpi akuzon FBI-në për komplot kundër tij

14:03 | 30 Nëntor 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë të rrëmujshme të dielën në mëngjes, akuzoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për komplot që zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar dhe kanë qenë pro Joe Biden.

“Ky është mashtrim total dhe si FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, nuk e di, ndoshta ata janë të përfshirë, por mënyra se si njerëzit lejohen të largohen nga kjo me këto gjëra është e pabesueshme”, tha Trump për Fox News me Maria Bartiromo në intervistën e tij të parë që nga dita e zgjedhjeve. Këto zgjedhje ishin të manipuluara,” i tha gazetares të “Sunday Morning Futures”.

Presidenti gjithashtu i tha Bartiromo-së se nuk ka asnjë mënyrë që Joe Biden të fitojë më shumë vota sesa Barack Obama në dy zgjedhjet e tij presidenciale.

Ai gjithashtu tha se SHBA kurrë nuk do të ketë një president tjetër republikan, senator ose përfaqësues të zgjedhur nëse ata lejojnë demokratët të largohen me vjedhjen e zgjedhjeve, dhe tha se që demokratët tani dinë të mashtrojnë sistemin zgjedhor në mënyrë efektive.

Nëse kjo gjë ndodhë atëherë besimi qytetarë amerikan do të humb shpresën dhe besimin ndaj Joe Biden dhe demokratëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shkruan DailyMail,

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara