Trump zgjat marrëveshjen ‘më të keqe ndonjëherë’ me Iranin

22:28 | 17 Maj 2017

Shtëpia e Bardhë, nën drejtimin e Donald Trump ka ripërtërirë marrëveshjen për lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit.

Lehtësimi i sanksioneve është pjesë e marrëveshjes bërthamore të ndërmjetësuar në vitin 2015 nga administrata e presidentit Barack Obama, bashkë me 5 fuqitë e tjera botërore.

Gjatë fushatës elektorale, Trump e cilësoi atë si “marrëveshjen më të keqe” të bërë ndonjëherë.

Lëvizja e fundit e Uashingtonit zyrtar do të thotë se sanksionet që i ndalojnë kompanive amerikane shitjen e produkteve të tyre Iranit apo nënshkrimin e marrëveshjeve me këtë vend do të mbetet e pezulluar për kohën e parashikuar.

Në këmbim, Irani është zotuar të reduktojë aktivitetet e tij bërthamore dhe të lejojë mbikëqyrjen e inspektorëve ndërkombëtare në impiantet e tij.

Megjithatë, Departamenti i Thesarit rivendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve iranianë të Mbrojtjes dhe një biznesmeni kinez për lidhje me programin bërthamor të Teheranit, përcjell Atsh.

Ky i fundit ka furnizuar regjimin iranian me pjesë përbërëse raketash, ndërsa dy zyrtarët lidhen me mbështetjen që vendi i tyre jep për presidentin sirian Bashar al Assad.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara