Trump: Unë mund ta udhëheq edhe shtetin edhe biznesin, por s’dua

17:53 | 11 Janar 2017

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur që bizneset e tij t’i lë nën udhëheqjen e dy djemëve të tij.

Ai ka theksuar se ata do të udhëheqin bizneset e tij, pa u konsultuar fare me të, transmeton arbresh.info.

“Unë mund të udhëheq edhe shtetin edhe biznesin, por s’dua ta bëj kërë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të paguajë taksat tatimore të cilat ai nuk i paguar gjatë kohës kur udhëheqte biznesin e tij, ai është përgjigjur duke thënë se ‘njerëzit nuk mërziten më për atë punë’.

Avokatja e Donald Trump, Sheri Dillon, tha se presidenti i zgjedhur e ka ‘izoluar’ vetën nga bizneset e tij.

Ajo shtoi se Trump dëshiron që të bëhet e qartë se Trump nuk po e përdor presidencën për përfitime personale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale