Trump thotë se “absolutisht” do të ftojë Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë

23:21 | 12 Qershorë 2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar para gazetarëve se ai “absolutisht” do të ftojë udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë.

Trump bëri komentet e tij në një ceremoni gjatë së cilës dy krerët nënshkruan atë që Trump e quajti një marrëveshje “gjithëpërfshirëse” dhe “historike”, një dokument që ofron Koresë së Veriut një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve dhe garancive të sigurisë në këmbim të angazhimit për heqjen dorë nga armët bërthamore, transmeton portali arbresh.info

“Ai është një negociator shumë i denjë,” tha Trump për Kim, duke shtuar më tej, “Do të takohemi shpesh”.

Administrata e Trump kishte deklaruar më parë se takimi i së martës nuk ishte një marrëveshje e vetme dhe me zyrtarë të ndryshëm duke shpjeguar se arritja e rezultateve të dëshiruara do të jetë një proces.

Trump theksoi se do të ftojë Kim në Shtëpinë e Bardhë në “kohën e duhur”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale