Trump shtyn shpalljen e karteleve meksikane të drogës si organizata terroriste

20:54 | 7 Dhjetor 2019

Qeveria amerikane do të vonojë procesin e shpalljes së karteleve meksikane të drogës si organizata terroriste, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter.

Trump bëri të ditur se të gjitha veprimet e nevojshme janë përfunduar dhe se është plotësuar i gjithë procesi i nevojshëm në lidhje me shpalljen e karteleve meksikane të drogës si “organizata terroriste”, por me kërkesën e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, të cilin Trump e quajti “një njeri që më pëlqen dhe e respektoj”, Uashingtoni ka vendosur ta lërë përkohësisht në pritje këtë proces.

“Ndërkohë që të dy vendet pritet të forcojnë përpjekjet e përbashkëta për të vepruar me vendosmëri ndaj këtyre organizatave të dhunshme dhe gjithnjë e në rritje”, shkruan presidenti amerikan, Trump.

Më herët, presidenti Trump njoftoi se do t’i shpallte kartelet meksikane të drogës si grupe terroriste, dhe në të njëjtën kohë, duke i fajësuar ato si shkaktare për vdekjen e 100 000 amerikanëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara