Trump shpall kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2024

00:29 | 3 Dhjetor 2020

Presidenti i SHBA-ve në largim, Donald Trump ka treguar se ai do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Ai ka theksuar se katër vitet e udhëheqjes së tij në Shtëpinë e Bardhë ishin të shkëlqyera dhe se ekipi i tij po përpiqet që të marrë edhe mandatin edhe dytë,transmeton portal arbresh.info, duke cituar agjencinë e lajmeve AP.

“Kanë qenë katër vite të shkelqyeshme. Po përpiqemi që të marrim edhe katër të tjerë, prandaj shihemi pas katër vitesh”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku mes të pranishmëve ishin anëtarë të shumtë të Komitetit Shtetëror të Partisë Republikane.

Joe Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Zoti iu bekoftë

Gjatë fjalës së tij, Trump bëri përsëri akuza të pabazuara për vjedhje në zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që të shpjegonte fitoren e kandidatit të Partisë Demokratike, Joe Biden.

“Ky është padyshim një vit i pazakontë. Ne i fituam zgjedhjet, por atyre nuk u pëlqejnë. Unë them që zgjedhjet ishin të manipuluara dhe gjithmonë do ta them atë”, tha Trump.

Donald Trump ka humbur zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara