Trump: SHBA-të do sigurojnë vaksinë anti-Covid pas katër javësh

17:07 | 15 Shtator 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të martën pretendoi se vendi mund të kenë në dispozicion një vaksinë anti-koronavirus pas katër javësh.

“Do kemi një vaksinë brenda disa javësh; mund të shkojnë katër deri në tetë javë, por ne do ta kemi atë dhe ne po marrim rezultate të shkëlqyera”, tha Trump në Fox News, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Fjalët e tij shpresëdhënëse vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara raportuan në total më shumë se 6.57 milionë raste me COVID-19.

Momentalisht, tri kompani janë në testime klinike për vaksinën, por ekspertët nuk kanë dhënë ndonjë afat specifik për të.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe ekspertë të tjerë kanë thënë se mund të ketë një vaksinë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Dr. Fauci javën e kaluar paralajmëroi amerikanët që të përgatiten për “një dimër të gjatë”.

Lajmet më të lexuara