Trump paralajmëron Erdoganin nëse u ndodh diçka ushtarëve amerikanë

09:04 | 8 Tetor 2019

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një paralajmërim për homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte paralajmëruar homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan se do të ishte në “telashe të madhe” nëse një ushtar amerikan plagoset në pjesë të Sirisë, ku Turqia planifikon të sulmojë.

“Nëse një nga njerëzit tanë është plagosur, do të ketë telashe të mëdha,” i tha Trump Erdoganit përmes telefonit, raporton Reuters.

Ai tha se paralajmëroi palën turke se nëse ata bëjnë ndonjë gjë që pala amerikane nuk e konsideronte njerëzore, ata mund të “paguajnë një çmim ekstrem të ekonomisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara