Trump njoftoi tërheqjen e 50 ushtarëve amerikanë nga Siria veriore

16:36 | 9 Tetor 2019

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bëri të ditur se Uashingtoni ka zhvendosur 50 trupat e saj nga zonat në Siri që do të përballen me operacionin e planifikuar turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Luftimi midis grupeve të ndryshme që ka vazhduar për qindra vjet. SHBA nuk duhej të ishte kurrë në Lindjen e Mesme”, tha Trump në Twitter dhe shtoi: “I zhvendosëm 50 trupat tanë jashtë”.

Duke kritikuar vendet evropiane, Trump tha se Turqia do të jetë përgjegjëse për të gjithë luftëtarët e DEASH-it të kapur në zonën të cilët “Evropa refuzoi t’i kthejë”.

“Luftërat e kota që nuk marrin fund, për ne, po mbarojnë”, tha Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara