Trump mohon se protestat e detyruan atë të futet në bunker

22:45 | 3 Qershor 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet se ai ishte futur në bunkerin e Shtëpisë të Bardhë të premten mbrëma gjatë protestave anti-racizëm.

Trump tha për radion Fox News që ai shkoi atje gjatë ditës për një kohë për shkurtër dhe për inspektim, transmeton portali arbresh.info.

Tashmë prej ditësh janë duke u zhvilluar protesta në afërsi të Shtëpisë së Bardhë dhe përgjatë SHBA-ve për shkak të vdekjes së George Floyd në duart e policisë.

Ani pse disa prej tyre janë bërë të dhunshme, Sekretari i Mbrojtjes thotë se nuk e mbështet dërgimin e ushtarëve në këto zona.

Marke Esper tha të mërkurën që nuk e mbështeste thirrjen e Aktit të Kryengritjes, që do të mundësonte dërgimin e trupave federale për organet ligj zbatuese lokale.

“Opsioni për të përdorur forcat e detyrës aktive duhet të përdoret vetëm si çështje e fundit dhe vetëm në situatat më urgjente dhe të tmerrshme. Ne nuk jemi në një nga ato situata tani”, tha ai.

Kjo shënon një ndarje me presidentin Trump, i cili ka kërcënuar të përdorë aktin e 1807 dhe të thërrasë trupat për të pushuar demonstratat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara